Sulmohet gazetari Ademi, policia arreston dhunuesin
Gostivari Sot mëson që policia ka arritur të arreston sulmuesin e gazetarit Nevrij Ademi dhe kameramanit shoqërues.
SHGM, paraprakisht kërkoi nga MPB-ja që të bëjë hetim të shpejtë dhe efikas për sulmin e sotëm ndaj kolegëve tanë nga TV Pollogu i Tetovës.
Përkatësisht, sot gjatë xhirimit të inserteve të reportazhit nga shkolla fillore “Naim Frashëri” në fshatin Gjurgjevishtë, komuna Vrapçisht, Gostivar rreth orës 14:00, gazetari Nevri Ademi dhe kameramani Zbulim Maksuti janë sulmuar verbalisht e më pas fizikisht nga njëri. fytyrë.
Sipas deklaratave të kolegëve tanë, për nevoja të raportit për realizimin e projekteve në shkollë derisa ishin duke filmuar në shkollë, Burhan Hamiti u është drejtuar atyre me ofendime dhe kërcënime verbale, gjatë të cilave e ka kapur kameramanin për kokë. dhe e shtyu në shkallët e shkollës.