June 29, 2024
Maqedoni

Sulmohet fizikisht një e mitur, më parë ishte ulur në të njëjtën tavolinë me sulmuesit në një kafene në Ohër

Më datë 26.05.2024 në ora 00:30 në SPB Ohër është raportuar se në një objekt hotelierik në rrugën “Shën Kliment Ohridski” në Ohër, dy të mitur kanë sulmuar fizikisht një të mitur me të cilën ishin ulur në të njëjtën tavolinë në objekt.

Po merren masa për zbardhjen e plotë të rastit, pas së cilës do të bëhet kallëzimi përkatës.