BallinaKosovë

Sulmohet fizikisht kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri për shkak të një toke

Mëngjesin e së shtunës, kryetari i komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri është sulmuar fizikisht nga dy persona, të cilët më pas janë arrestuar nga Policia, mësoi Gazeta Sinjali.

Sinjali zbuloi ekskluzivisht emrat e dy personave të dyshuar në këtë rast, të cilët janë Korab Lulaj dhe Dukagjin Lulaj.

Sipas informacioneve të para, dyshohet që sulmi ka qenë i motivuar për shkak të funksionit të tij.

Siç mëson Sinjali përmes burimeve, sulmi lidhet me një pronë të të dyshuarve, të cilën komuna thuhet se nuk ka vepruar në favor të kërkesave të tyre.

Sinjali do të iu mbajë të informuar për detajet e reja.

/GazetaSinjali/