Kosovë

Sulmi mbi furgonin me para, bllokohet rruga në Kishnicë

Policia ka bllokuar rrugën në magjistralen Prishtinë-Gjilan, konkretisht në fshatin Kishnicë, ku ekipi i Klan Kosovës nuk është lejuar të vazhdojë drejt Gjilanit, ndërsa policia po i kthen mbrapa edhe të gjithë të udhëtarët tjerë që duan të shkojnë drejt Gjilanit.

“Për shkak të një rasti të ndodhur në rajonin e Gjilanit( në rrugën Prishtinë -Gjilan), rruga është bllokuar dhe është duke u bërë ridrejtimi i trafikut. Po shfrytëzohen rrugët alternative”, thuhet në përgjigjien e policisë për Klankosova.tv.

Ata që po vijnë nga Gjilani drejt Kishnicës, po kontrollohen nga policia, për të parë nëse do hasin në sulmuesit e furgonit që po transportonte paratë e një banke.