Rajon - Botë

Sulm me armë në Suedi, raportohet për disa të plagosur

Tre persona, përfshirë një grua në të 60 -at, janë plagosur rëndë nga të shtënat në Suedi në mes të ditës.

Një operacion i madh policor është duke u zhvilluar në Kristianstad pasi breshëri të shtënash janë dëgjuar në orën 03:40 pasdite.

Policia tha se tre persona janë shtruar në spital me plagë të shkaktuara nga armë zjarri pasi ambulancat shkuan në vendngjarje në rrethin Nasby dhe janë në gjendje ‘të rëndë’.

Të plagosurit mësohet se janë të moshës, 20, 30 dhe 60-vjeçe. Por policia tha se mund të ketë më shumë të lënduar me situatën ende të paqartë.

Sulmi i rëndë ndodhi pranë një qendre tregtare.