Stuhia në Meke/ Hoxha nga Tetova: U kënaqëm, elhamdulilah, nuk jemi të rrezikuar!
Pas lajmit se një stuhi e madhe ka përfshirë pjesë të Arabisë Saudite, përfshirë Mekën, duke shkaktuar përmbytje në disa zona, ka reaguar imami tetovar, Omer Dauti, raporton Klan Maqedoni.
Duke komentuar situatën, imami që ndodhet në këto momente në Mekke për të kryer umren ka thënë se janë në gjendje të mirë dhe nuk janë të rezikuar.
“U kënaqëm, elhamdulilah, mjafton me pa kete fotografi edhe e kupton se si esht gjendja e mysafirve të Zotit”, ka shkruar Dauti.
Ndryshe, shërbimi Meteorologjik i Arabisë Saudite ka lëshuar një alarm të kuq për Mekën, Medinën dhe qytetin port Xheda, i cili gjithashtu ishte vendi i një përmbytjeje katastrofike në vitin 2009, ku humbën jetën mbi 100 persona./tvklan.mk/