Stuhi e re po i afrohet Maqedonisë së Veriut, kujdes në orët e pasditës
Sot në Maqedoninë e Veriut mbizotëron mot me diell dhe shumë i nxehtë me vranësira të vogla deri në mesatare. Në orët e pasdites dhe të mbrëmjes, në shumë pjesë të vendit pritet mot i paqëndrueshëm me reshje të rrëmbyeshme shiu dhe bubullima, në disa lokacione në formë stuhie me reshje të dendura shiu, erë të fortë dhe breshër. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 34 deri 40 gradë. UV indeksi është tetë.
Në Shkup moti do të jetë me diell dhe shumë i nxehtë me vranësira të vogla deri në mesatare.
Pasdite në disa pjesë të luginës moti do të jetë i paqëndrueshëm me reshje të rrëmbyeshme, bubullima dhe kushte për stuhi me erë të fortë dhe breshër.
DPHM-ja njofton se moti nesër në shumë vende do të jetë e paqëndrueshëm me reshje të rrëmbyeshme shiu dhe bubullima, lokalisht do të ketë stuhi me reshje të forta shiu, erë të fortë dhe breshër.
Nga e diela dhe gjatë javës së ardhshme të punës, në orët e pasdites dhe të mbrëmjes, vende-vende moti do të jetë i paqëndrueshëm me reshje të rrëmbyeshme dhe bubullima, ndërsa në lokalitete të caktuara, do të ketë stuhi me reshje të dendura të rrëmbyeshme, erë të fortë dhe breshër.
Temperaturat minimale do të mbeten të larta, ndërsa ato ditore do të kenë rënie graduale.