DiasporaMaqedoni

Studentja me prejardhje nga Tetova në Zvicër me interpretim të mrekullueshëm të këngës “Mora Fjalë” (Video)

Lorena Beadini me prejardhje nga Tetova ka lindur dhe është rritur në Zvicër, por dashurinë ndaj vendlindjes, traditave dhe kulturës shqiptare e ka kultivuar pa ndërpre.

Në solemnitetin e organizuar me rastin e festave të Nëntorit në Xhaminë Will në Zvicër, Lorena ka interpretuar himnin kombëtar, kurse më pas edhe megahitin “Mora Fjalë” te këngëtares së mirënjohur Shkurte Fejza, por paksa të përpunuar ne krahasim me origjinalin.

Mysafire në ketë solemnitet ishte edhe gazetarja e njohur, Grida Duma, raporton Lideri.mk.

“Enkas për këtë mbrëmje kishin udhëtuar nga Shqipëria Grida Duma, një gazetare, politikane dhe tani moderatore emisionesh në kanalet më të spikatura të Shqipërisë, ndërsa nga Kosova publiku u njoh me zërin e ëmbël përmes recitimeve shumë të bukura të artistit Basri Lushnjaku”, raporton korrespodentja e portalit Lideri.mk nga shteti helvetik.

“Pas debatit me zonjën Duma, në skenë u rikthye kënga dhe vallja shqipe, të cilën herë pas here e zbukuronte dhe zëri i bukur i Lorena Beadini e cila kendoi Hymnin dhe kengen Mora fjal.
Lorena ne 2020 ishte finaliste e Voice of Zwitzerland.
Lorena eshte 20 vjet dhe studjon në Zürich”, thekson më tutje korrespodentja jonë nga Zvicra./Lideri