Maqedoni

Studentë nga Turqia masovisht po blejnë banesa në një qytet në Maqedoni, ja cili është!

Shkupi dhe Tetova janë qendrat kryesore universitare në Maqedoninë e Veriut, mirëpo dukuri e blerjes masive të banesave nga studentë të huaj po vërehet në një qytet tjetër.

Tv Sitel raporton se kjo dukuri po vërehet në qytetin e Shtipit, ku shumë studentë të huaj që studiojnë në universitetin shtetëror “Goce Dellçev” në ketë qytet, përcaktohen të blejnë edhe banesa.

Siç transmeton portali Lideri.mk, një pjesë e konsiderueshme e atyre studentëve janë nga Turqia, që studimet kanë vendosur t’i vazhdojnë në vendin tonë, por ka edhe nga vende tjera.
Kryesisht bëhet fjalë për studentë që janë nga familje me gjendje solide ekonomike, për të cilët blerja e banesave në Shtip nuk paraqet ndonjë harxhim të madh.

Shtipi është qyteti i katërt në Maqedoni ku funksionojnë universitete shtetërore bashkë me Shkupin, Tetovën dhe Manastirin./Lideri