Strugë/ Vdekja e 4-vjeçarit, s’ka gabim mjekësor
Inspektorati Shëndetësor gjatë kontrollit të jashtëzakonshëm në repartin e fëmijëve në Spitalin e përgjithshëm të Strugës nuk ka konstatuar lëshime në protokollet e mjekimit të fëmijës katërvjeçar nga fshati Labunishtë, i cili ndërroi jetë të dielën, shkruan Alsat.
Në raportin e inspektoratit thuhet se fëmija ishte dërguar në Spital me bronkit akut dhe menjëherë i është caktuar. Por sipas të dhënave të raportit gjatë qëndrimit në spitalin ditor është konstatuar se edhe pas terapisë, fëmija nuk ka pasur përmirësim.
Prokuroria publike thotë se vazhdon të monitorojë të gjitha informacionet lidhur me këtë ngjarje, përfshirë edhe njoftimet për inspektim të jashtëzakonshëm të spitalit nga Inspektorati shëndetësor sanitar shtetëror. Fëmija 4-vjeçar kishte formë më të rëndë të paralizës cerebrale, i cili përveç që ishte pacient i shpeshtë në këtë repart, ishte trajtuar edhe në Klinikën e fëmijëve në Shkup dhe jashtë vendit. / Alsat.mk