Strugani përfundon në polici, dyshohet se vrau 7 qenë me pushkë
Nga MPB bëjnë të ditur se një 62-vjeçar nga Struga është arrestuar gjatë ditës së djeshme pasi i njëjti dyshohet se ka vrarë 7 qenë endacak, përcjell TV21. Nga SPB-Ohër thonë se i njëjti dyshohet se me pushkë ka vrarë qentë.
“Me datë 10.01.2023 në ora 17.15 në Zyrën e Jashtme për Çështje kriminale në Strugë është zhvilluar bisedë zyrtare me M.Z.(62) nga fshati Livadi i Strugës. Ai dyshohet se në periudhën nga ora 06:45 deri në ora 07:15 në rrugën “Vllado Maleski” në Strugë, me armë zjarri ka vrarë shtatë qen endacakë. Atij i është marrë për ekspertizë një pushkë gjuetie e kalibrit 16 mm”, thonë nga MPB.