Maqedoni

Strugani humb jetën pasi i përkeqësohet gjendja në kazino

Dje, në ora 16:24 nga Sektori i Punëve të Brendshme të Strugës është raportuar se një 45 vjeçar nga fshati i Strugës Radolishtë është sëmurë në një kazino në Strugë.
Ai është dërguar në Spitalin e Përgjithshëm në Strugë, ku ka ndërruar jetë. Me urdhër të prokurorit, të ndjerit do t’i bëhet autopsi.