Struga mundet nga Brera Strumica, fitojnë Shkëndija dhe Voska
Kampionët e vendit, Struga Trim Lum sot është mundur 2:1 nga Brera Strumica në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 14-të në elitën e futbollit vendor. Golat e fitores për Brerën u shënuan nga Ribaudo dhe Jankulovi, ndërsa golin e nderit për struganët e realizpi Neziri. Shkëndija rigjen rrugën e fitores, pasi në Tetovë mundi Tikveshin me golin e vetëm të Bruno Ditës të realizuar në minutën e 15-të. Në ndeshjet tjera Voska Sport triumfoi ndaj Vardarit me shifrat 2:1, ndërsa Gostivari mposhti Bregallnicën me rezultatin minimal 1:0.
Ndryshe xhiroja e 14-të në elitë kompletohet të dielën me ndeshjet Sileksi – Shkupi dhe Rabotniçki – Makedonija Gjorçe Petrovi të cilat luhen nga ora 13:00.