Maqedoni

Stoltenberg për vizitë dyditore në Shkup

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, sot pasdite do të qëndroj për një vizitë dyditore në Shkup, në kuadër të turneut të tij në vendet e Ballkanit Perëndimor, shkruan Alsat.

Siç është paralajmëruar, vizitën zyrtare Stoltenberg do ta fillojë në Qeveri, pas së cilës do të mbahet një konferencë e përbashkët për media me nikoqirin e tij, kryeministrin Dimitar Kovaçevski. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s pasdite do t’u drejtohet edhe deputetëve në Kuvend, në kuadër të seancës së 132-të, pas së cilës do të pritet nga presidenti Stevo Pendarovski në kabinetin e tij.

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se sot dhe nesër për shkak të ardhjes së një numri të madh të delegacioneve të huaja, në zonën e gjerë të qytetit të Shkupit do të ketë regjim të veçantë të komunikacionit. Për këtë, Sektori për Punë të Brendshme Shkup apelon qytetarët që të respektojnë urdhrat e zyrtarëve policorë në rrugë.