Kolumna

Stevo Pendarovski profili i Presidentit që i ka munguar RMV-së

Ejup Berisha

Edhe politika e Republikës së Maqedonisë së Veriut e ka një personalitet të brenduar politik e ai padyshim është Presidenti i tanishëm i Republikës Z.Stevo Pendarovski. Vlersoj se ai që për politikën në Gjermani ishte Helmut Kohl, për politikën franceze ishte Cherles de Gol dhe për politikën angleze ishte Winston Churchil poashtu një personalitet të tillë politik brend tanimë e ka politika e RMV-së e ky edhe njëher po e përsëris është Presidenti i tanishëm i Republikës Z. Stevo Pendarovski. Cka e bën brend të pakontestueshëm një personalitet politik në politikë atë e bëjnë të tillë këto karakteristika.
1. Urtësia
2. Sinqeriteti
3. Modestia
4. Guximi
5. Pavarësia
6. Ambicioziteti dhe
7. Afërsia me qytetarët.
Të gjitha këto karakteristika i posedon Presidenti Stevo Pendarovski.
Sot psh edhe përkundër opinionit tejet negativ që e ka politika vendore kur përmendet emri dhe personaliteti i Z. Pendarovski shumë shpejt ndryshon ai opinion negativ për politikën këtu në RVM përmes vlersimeve të tipit: Po ky është më i mirë, i njëjti është më ndryshe se të tjerët dhe ky është personalitet më pozitiv në politik.
Për tre karakteristikat e para të Presidentit Pendarovski Urteisnë, Sinceritetin dhe modestine kamë dëgjuar shumë më herët nga vlersimet e një mikeshe të tij. Ajo para më shumë se 20 vitesh kur ky ishte këshilltar Presidenti për të thoshte se është shumë personalitet i sincertë i urtë dhe modest. Për karakteristikat e tjera psh për guximin, për pavarsinë dhe ambiciozitetin e Presidentit këto po i shohim dhe vërejmë tani në paraqitjet dhe veprimet e tanishme të Presidentit në realitet.Pra ky po dëshmon se është një personalitet i pavarur nga urdhërat dhe udhëzimet politike të Partisë që e ka kandiduar.Guximi dhe pavarsia e tij vërtetohen me deklaratat që i jep i njëjti në opinion e ato duken dhe vërehen se nuk janë gjithmonë të ngjashme me ato që dalin nga guzhinat propagandistike të Partisë që e ka kandiduar atë për postin e personit N-1 në shtet dhe ambicioziteti i tij vërehet në të gjitha sjelljet lëvizjet dhe veprimet politike që i ka bërë deri tani Presidenti Stevo Pendarovski. Pra ky me gjitha këto dëshmon se është profilizuar si një personalitet i pavarur dhe i cili e posedon pavarsinë dhe unin e tij në politikë.Vyrtyte këto që e ngrisin dhe e vecojnë një politikan këtu në RVM për dallim nga profilet e politikanëve të deritashëm. Ky pra është profili i Presidentit që mungonte këtu në Republikën Veriore të Maqedonisë e që është bërë realitet me Z Stevo Pendarovski si President Republike.Lexues të nderuar nëse pajtoheni me gjitha këto vlersime që i prezentova më lartë atëher vlersoj se Z.Stevo Pendarovski meriton të përkrahet dhe mbështetet në rrugëtimin e tij të mëtejmë në politikë pse jo edhe për një mandat të dytë në postin e Presidentit të Republikës.
Mendoj se të njëjtit me meritë duhet ti vazhdohet besimi në postin e Presidentit të Republikës.