Maqedoni

Stefkovski në Samitin REDI: Gazi Baba ekologjikisht e pastër është endërr e kësaj gjenerate!

Kryetari i Komunës së Gazi Babës, Boban Stefkovski sot mori pjesë dhe mbajti fjalim në Samitin REDI, i cili po mbahet në Shkup.

Në kuadër të samitit, kryetari Stefkovski nënshkroi memorandum bashkëpunimi në emër të komunës së Gazi Babës, me të cilin u angazhua për iniciativë për themelimin e sistemit për seleksionimin primar të mbeturinave jo të rrezikshme.

Kryetari Stefkovski ka njoftuar për ngjarjen në faqen e tij zyrtare në Facebook.

“Sot pata rastin të marr pjesë në Samitin REDI, i cili po mbahet në Shkup.

Në samit nënshkruam një memorandum bashkëpunimi me të cilin angazhohemi për një iniciativë për krijimin e një sistemi për përzgjedhjen parësore të mbetjeve jo të rrezikshme, duke rritur ndërgjegjësimin e publikut për përzgjedhjen e mbeturinave në komunën e Gazi Babës.
E drejta për një mjedis të shëndetshëm është një e drejtë themelore civile. Sigurimi i një mjedisi të pastër, të shëndetshëm dhe të ruajtur mirë nga njëra anë dhe mbështetja e një ekonomie të qëndrueshme nga ana tjetër është sfida më e madhe për komunën e Gazi Babës.
E kam thënë shumë herë në të kaluarën, mbrojtja e mjedisit është në krye të prioriteteve të mia. Gazi Baba ekologjikisht e pastër dhe urbane është ëndrra e kësaj gjenetate banorësh në komunën tonë. Një ëndërr që do të bëhet realitet.

Sot, së bashku me institucionet shtetërore, sektorin joqeveritar, inovatorët socialë, sipërmarrësit, si dhe përfaqësues nga institucionet evropiane dhe ndërkombëtare, diskutuam për përzgjedhjen dhe riciklimin e mbeturinave dhe mbrojtjen e mjedisit”, ka shkruar Stefkovski.