Stefkovski: Humanizmi do të jetë udhërrëfyesi ynë edhe në vitin 2023
Kryetari i Komunës së Gazi Babës, Boban Stefkovski e filloi vitin e ri 2023 me një aktivitet humanitar.
Ai së bashku me drejtorin e NPK-së Atanasovski sot në mëngjes kanë vizituar familjen Zdraveski nga lagja Çento.
Kryetari Stefkovski ka njoftuar për vizitën përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në Facebook, ku ka shkruar:
Humanizmi dhe solidariteti do të jenë udhërrëfyesi ynë edhe në vitin e ri 2023.
Sot në mëngjes kemi realizuar një vizitë humanitare në familjen Zdraveski në Çento.
Me Historinë jetësore të Vales u njoftova në një nga ditët e pritjes së qytetarëve në komunë në fund të dhjetorit.
Sot, për më pak se një muaj, është tejkaluar ajo që ishte një pengesë për një nga fëmijët me aftësi të kufizuara në zhvillim. Së bashku me drejtorin e NPK-së dhuruam një shtrat të ri, i cili siguron kushte më të mira jetese për fëmijën e vogël.
Përveç kësaj, ne i dhuruam familjes ushqime dhe mjete higjienike për periudhën e ardhshme.
Me këtë vizitë humanitare po fillojmë aksionin e madh humanitar të Krishtlindjeve në kuadër të të cilit nga nesër së bashku me Kryqin e Kuq do të vizitojmë 500 familje të cilave do t’u dhurojmë pako humanitare me ushqime dhe produkte higjienike – ka shkruar Stefkovski