Punonjësit e Spitalit për mjekësi të gjeriatrisë kërkojnë rritje pagash dhe përmirësim të kushteve
Rritje të pagave, stazh të beneficuar, ndihmës infektive për të gjithë, pavarësisht se kush është në cilin vend të punës punon, ndryshim të kontratave kolektive, ishin vetëm disa nga kërkesat e punonjësve shëndetësorë nga Instituti publik shëndetësor Spitali i specializuar për mjekësi geriatrike dhe paliative “13 Nëntori” në Shkup.
“Kërkesa jonë e parë dhe kërkesa bazike që është, është rritja e pagave lineare për të gjithë të punësuarit. Ne duam të ndryshojmë kontratat kolektive. Kontrata e përgjithshme kolektive në veçanti nuk është aspak e mirë, sepse harmonizimi i pagës minimale me kontratën kolektive dhe ligji për pagën minimale nuk është i harmonizuar. Ndryshime duhet të bëhen si në ligjin për pagën minimale, ashtu edhe në kontratën e përgjithshme kolektive. Kontraktorët në punë, më shumë vuajnë në këtë moment, sepse vijnë në punë të shtunave dhe të dielave dhe ditëve të festave, punojnë për 20.175 denarë që është paga minimale.”, – deklaroi kryetari i Sindikatës së pavarur të gjeriatrisë, Lazo Kostovski.
Ata ankohen se kushtet e punës janë katastrofale, si dhe kërkuan hapje të konkursit për punësim të kuadrit plotësues.