SPB Tetovë: Arrestohen dy shtetas të Shqipërisë në Jazhincë
Sektori për Punë të Brendshme – Tetovë njofton se gjatë ditës së djeshme ka privuar nga liria 2 shtetas të Shqipërisë për shkak të qëndrimit të padeklaruar në RMV.
“Më datë 04.04.2024 në ora 22:45 në vendkalimin kufitar Jazhincë, punonjësit e policisë kanë ndaluar personat M.Z.(46) dhe A.H.(37), të dy nga Republika e Shqipërisë, pasi që gjatë kontrollit dhe kontrollit kufitar është konstatuar se kanë pasur qëndrim të padeklaruar dhe të tejkaluar të qëndrimit në vend”.
“Ata i janë dorëzuar zyrtarëve policorë nga SPB-Tetovë për procedurë të mëtutjeshme”, thuhet në njoftimin e SPB-Tetovë.