Spasovski uron 8 Marsin: 48% prej posteve udhëheqëse në MPB drejtohen nga gratë
Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski sot ka uruar Ditën e Grave, 8 Marsin, përcjell TV21. Spasovksi në urimin e tij mes tjerash ka shkruar se 48 për qind e posteve udhëheqëse në MPB drejtohen nga gratë.
“Sot realisht mund të mburremi me barazi në vendimmarrje, sepse në nivel të njësive organizative brenda Ministrisë së Brendshme, 48% e posteve drejtuese i janë besuar grave. Përmbushja e parimit të përfaqësimit të grave në poste drejtuese është evidente edhe në kuadër të Byrosë për Siguri Publike”, ka shkruar mes tjerash Spasovski.