Maqedoni

Spasovski thotë se po thyhen stereotipet në njësitin “Tigrat”

“Kur shkojmë në shtëpi jemi nëna dhe bashkëshorte, kur shkojmë në punë jemi ato që jemi. I thyejmë stereotipat se është profesion tipik i meshkujve. Pa dallim të gjinisë, NJSA Tigrat dhe NJSSH janë sinonim i profesionalizimit, për guxim maksimal dhe i gatshëm të kundërshtojë çfarëdo lloj sfide, pa dallim të gjinisë, me çka është vënë në pikëpyetje siguria e vendit dhe qytetarëve”.

Këtë e publikoi sot ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski në profilin e tij në Facebook.

“Vajza, nëna, bashkëshorte dhe profesioniste ka edhe në Njësitin për Sistemim të Shpejtë – motoja Gjithmonë dhe Kudo vlen për të gjithë njëjtë! I formuar në vitin 2001, NJSSH nuk njeh përkatësi gjinore, por vetëm përkatësi profesionale”, shkroi Spasovski.

Sot, njoftoi ministri i Punëve të Brendshme, njësitet speciale janë sinonim për trajnim sipas standardeve më të larta të cilat i kërkon lufta kundër terrorizmit dhe krimit.

Njësiti Special Antiterrorist Tigrat është formuar në kuadër të MPB-së në vitin 1981. Para 15 viteve e kishte pjesëtaren e parë. Kushtet për qëndrim dhe punë të pjesëtareve, shkruan në Fejsbuk Spasovski, janë përshtatur me nevojat e tyre dhe deri më tani nuk ka pasur raste të diskriminimit.