Maqedoni

Spasovski thotë se në Haraçinë po kërkohen persona të arratisur

I pyetur për praninë e shtuar të policisë në rajonin e Haraçinës dhe për atë se çfarë po kërkohet në këtë komunë, i pari i Policisë, Oliver Spasovski tha se bastisjet e fundit në këtë vendbanim po bëhen pasi po kërkohen persona të arratisur nga drejtësia, përcjell TV21. Spasovski tha se këto aktivitet të policisë janë të planifikuara.

“Këto janë urdhra për arrest sepse janë në arrati, këto persona që janë…në bazë të këtyre urdhrave janë realizuar bastisje dhe është siguruar njëri prej personave që po kërkoheshin, në objektin tjetër të personit tjetër u gjet armë pa leje, kështu që janë aktivitete që janë planifikuar dhe në vazhdimësi realizohen”, tha mes tjerash Spasovski./tv21.tv