Spasovski: Po bëhen analiza për një koalicion të mundshëm LSDM-BDI
Është ende duke u diskutuar dhe po bëhen analiza për një koalicion të mundshëm LSDM-BDI, tha ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski.
“Kjo është periudha në të cilën bëhen të gjitha ato analiza dhe me siguri do të merret një vendim. Për mua është shumë e rëndësishme që të kemi një ofertë vërtet të mirë për qytetarët në atë pjesë, e cila do të ofrojë siguri, prosperitet dhe që do të ofrojë realizimin e interesave tona strategjike dhe kombëtare, tha Spasovski në emisionin “Trilling” në TV24.