Spasovski: Ne vendosim se sa emigrantë nga Afganistani do të pranojmë
Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski në intervistën e tij për TV21 deklaroi se ata vendosin se sa do të jetë numri i emigrantëve nga Afganistani.
“Nuk bëhet fjalë për një numër të madh dhe pres se mund të rrisim këtë numër më shumë, edhe pse ne vendim se sa do të jetë numri i personave të cilët do të akomodojmë këtu”, tha Spasovski.
Ndryshe, këto ditë pritet të arrijnë 450 emigrantë të cilët do të akomodohen në hotele dhe motele, ndërsa kryeministri Zaev thotë se qytetarët duhet të jenë krenarë për vendimin për strehimin e emigrantëve, ndërsa ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani tha se miku i mirë shihet në ditë të vështira.
Sipas kreut të OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski është e papranueshme që Qeveria pranon më shumë emigrantë se vendet skandinave që janë shumë më të forta se Maqedonia.
“Nëse vendet shumë më të pasura se Maqedonia dhe më të përgatitura kanë vendosur të pranojnë numër një shifror të emigrantëve, unë nuk e kuptoj se me çfarë lehtësie kjo Qeveria e cila nuk mund të kujdeset për qytetarët e vet të kujdeset edhe për të tjerët”, tha Mickoski.