Maqedoni

Spasovski: Maqedonia e Veriut ka konfiskuar një numër rekorg të lëndëve narkotike

Ministri i Sigurisë së Bosnjës dhe Hercegovinës, Nenad Neshiq, ka takuar sot ministrin e Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, i cili po qëndron për vizitë zyrtare në Sarajevë. Spasovski tha se Maqedonia e Veriut ka sekuestruar një numër rekord të lëndëve narkotike në vitet e fundit. “Në bashkëpunim me Greqinë kemi prerë një zinxhir dhe kemi sekuestruar rreth 160 kilogramë drogë”, tha Spasovski. Spasovski shtoi se parandalimi i tregtisë së paligjshme me lëndë narkotike është prioritet i Maqedonisë së Veriut, së bashku me krimin kibernetik dhe terrorizmin.

Në anën tjetër, Neshiq theksoi gjithashtu se Bosnja dhe Hercegovina dhe Maqedonia e Veriut përdoren nga kriminelët dhe kontrabandistët kur duan të ikin nga drejtësia. Ai shtoi se ka bashkëpunim dhe marrëdhënie të mira mes dy vendeve, të cilat janë portat e BE-së.