Spasovski: Korrupsioni është ulur për 22 për qind
Korrupsioni në gjashtë muajt e parë të vitit 2023 është ulur për 22 për qind në krahasim me vitin e kaluar, thotë ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski.
Ministri njofton se në gjysmën e parë të vitit janë evidentuar 47 vepra penale, 80 kryerës janë paraqitur penalisht dhe dëm material mbi 92,7 milionë denarë. Po ashtu, 26 vepra penale për keqpërdorim të pozitës zyrtare me elementë korruptiv dhe nëntë vepra penale për punë nga pakujdesia.
Gjatë kësaj periudhe janë kryer gjashtë vepra për marrje ryshfeti, katër për dhënie ryshfeti dhe një vepër penale për pastrim parash dhe produkte të tjera të veprës penale, si dhe nxitje në lidhje me shpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar”, shton Spasovski./