Spanjë, sekuestrohen artefakte ari me vlerë 60 milionë euro të vjedhura në Ukrainë
Spanja ka sekuestruar artefakte të lashta ari me vlerë 60 milionë euro të vjedhura në Ukrainë pasi hajdutët u kapën duke u përpjekur t’i shisnin ato në Madrid, tha të hënën policia spanjolle.
–
11 sendet, kryesisht bizhuteri duke përfshirë gjerdan, byzylykë dhe vathë, datojnë nga periudha greko-skithiane midis shekujve 8 dhe 4 para Krishtit. Artikujt u ekspozuan në një muze të Kievit midis viteve 2009-2013 dhe u kontrabanduan nga Ukraina në vitin 2016, tha Policia Kombëtare e Madridit në një deklaratë.
Sipas policisë, artefaktet kishin dokumente të falsifikuara që thuhej se i përkisnin Kishës Ortodokse të Ukrainës. Tre shtetas spanjollë dhe dy ukrainas u arrestuan si pjesë e hetimit, i cili filloi në vitin 2021./abcnews.al