September 7, 2024
BallinaSport

Spanja rikthehet në majën e Evropës, fiton EURO 2024-shin

I mposhtën gjigantët përgjatë rrugës. Kroacinë dhe Italinë në grupe. Nikoqirin, Gjermaninë në çerekfinale. Francën në gjysmëfinale. Por fituan edhe ndaj Shqipërisë në grupe, si dhe ndaj Gjeorgjisë në 1/8 e finales.

Me shtatë ngadhënjime, spanjollët e mbyllën një turne perfekt nga shtatë takime sa i zhvilluan.

Fillimisht avancuan përmes Nico Williamsit në minutën e 47-të, por anglezët u përgjigjën me golin e Cole Palmerit në të 73-tën.

Mirëpo goli i rezervistit Mikel Oyarzabal në minutën e 86-të ia solli titullin rekord Furisë së Kuqe, të katërtin si kampion i Evropës.

________________________________________________________

90′

Katër minuta shtesë akordohen nga referi.

90′

Dani Olmo heq topin nga porta. E shpëton Spanjën nga barazimi.

89′

Mikel Merino futet te Spanja. Largohet Lamine Yamal.

87′

Mikel Oyarzabal rikthen epërsinë e Spanjës. Furia e Kuqe sa afër fitores. Marc Cucurella asistoi.

85′

Korner për Spanjën. Asgjë nga ky rast.

83′

Futet Nacho Fernandez në vend të Robin Le Normandit (Spanjë).

81′

Jordan Pickfordi prapë ia mohon golin Lamine Yamalit me një super pritje.

72′

Cole Palmeri realizon golin e barazimit për Anglinë pas një kundërsulmi. Ai u asistua nga Jude Bellinghami.