Maqedoni

Sot vendoset gurëthemeli për Korridorin 8 mes dyshimeve për keqpërdorime

Sot Qeveria do të vendosë gurthemelin e Korridorit 8. Pavarësisht kritikave, skandaleve dhe rekomandimeve mbi përzgjedhjen e mbikëqyrësve të punimeve në këtë projekt, organi ekzekutiv vendosi që me kryeneçësi të hedh ca lopata beton. Madje një veprim i tillë po ndërmerret derisa Prokuroria për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka hapur lëndë mbi bazën e zërave në opinion.
Tenderin për mbikëqyrjen e punimeve në Korridoret 8 dhe 10-D e fitoi grupi i kompanive “IRD Inxhiniering”, “Elektrasollushëns”, Evrokonsallting” dhe “EPTISA”. Tri nga katër firmat pjesëmarrësve kontestohen për të paktën një çështje ose cenohet besueshmëria e tyre.