Sot u vaksinua edhe një banor i Tetovës në moshë 101 vjeçare
Imunizimi i qytetarëve ka nisur edhe në pikën rajonale të vaksinimit në Tetovë
Prej sot në pikën rajonale të vaksinimit masiv në Tetovë, ka filluar vaksinimi i të moshuarve fillimisht e më pastaj edhe të grupmoshave tjera. Deri në këto momente ka shkuar gjithçka në rregull. Të vaksinuarit ndjehen mirë”.
“Tani vaksinohen personat në moshë mbi 75 vjeçare dhe me ta do të punojmë deri të premten. Tetovari më i moshuar që u vaksinua sot është 101 vjeçar. Poashtu, sot i kemi thirrë për vaksinim edhe mjekët, personelin mjekësor dhe mjekët amë, të cilët edhe pse ishin në listën prioritare, për shkaqe të caktuara nuk janë vaksinuar. Së shpejti presim të ulet edhe më shumë mosha, me çka më shumë persona do të vaksinohen brenda ditës. Kapaciteti i kësaj pike rajonal është 1.500 persona në ditë”, deklaroi Drita Ziberi, infermiere kryesore në pikën për vaksinim kundër Kovid 19, raporton gazeta Lajm.
Për Tetovën janë ndarë gjithsej 4200 vaksina, por furnizime do të ketë brenda javës thotë motra kryesore e vaksinimit.
Për sot janë planifikuar diku 1500 pacientë të vaksinohen, ndërsa doza e dytë duhet të merret pas 21 deri në 28 ditë. Sot vazhdohet me gjitha grupmoshat që janë paraqitur në linkun për vaksinim dhe që i kanë terminët nga sot. Tani është fillimi dhe çdo gjë shkon në rregull dhe besoj edhe brenda ditës do shkojë ashtu – deklaroi Kujtime Ibraimi, infermiere.
Në këtë pikë rajonale të vaksinimit, do të vaksinohen banorë të qytetit të Tetovës dhe të Gostivarit.