Sot na iku edhe një veteran i arsimit shqip!
SHKRUAN: NEHAT JAHIU
Në mëngjesin e sotëm të 14 tetorit të vitit 2021 na iku nga kjo botë për në botën e amshuar edhe veterani i arsimit shqip, tani i ndjeri Qenan Jahiu. Që nga përfundimi i Shkollës Normale në Shkup dhe deri në pensionimin e tij Qenan Jahiu me përkushtim iu përkushtua profesionit të mësuesisë.
Ai përcolli shumë gjenerata që sot një numër i madh kanë mbaruar shkolla të mesme, fakultete të lëmive të ndryshme. Nxënësit e tij me mall e dashuri do e përkujtojnë dhe asnjëherë nuk do e harrojnë mësuesin e tyre Qenan Jahiun i cili që në klasën e parë ua mësoi alfabetin e gjuhës shqipe.
I mësoi se si të shqiptojnë dhe të i shkruajnë shkronjat e bukur të alfabeti të gjuhës sonë amtare.Qenan Jahiu ishte i lindur, i rritur dhe vdiq në vendlindjen e tij në fshatin Orizare të komunës së Likovës. Ai sot pasdite u varros në varrezat e fshatit Orizare. U varros në vendlindjen e tij pranë të parëve të tij .
Ai ishte i nderuar jo vetëm nga ish nxënësit e tij, por edhe nga bashkëfshatarët e tij, sepse ishte shumë komunikativ dhe shoqërohej me të gjithë në biseda pa dallim moshe që ishin ata. Në këtë rast nuk mund të mos e përmendi edhe humorin e tij shumë të këndshme që na dispononte gjatë pushimit në shkollë.
Qenan Jahiu la shumë mbresa dhe kujtime për ish nxënësit dhe kolegët e shkollës fillore “ Faik Konica” ku punoi deri në pensionim.
Ai do të kujtohet edhe nga ish shokët e tij të shkollës fillore në vendlindje dhe të shkollës së mesme të gjeneratës së tij. Në fund e lus Zotin që mësuesin tonë Qenan Jahiun të e shpërblejë me xhennet!