June 24, 2024
Maqedoni

Sot festohet Kurban Bajrami – Urime!

Besimtarët myslimanë në të gjithë botën, por edhe në Maqedoninë e Veriut kremtojnë sot Kurban Bajramin.

Besimtarët janë mbledhur në xhamitë e vendit për të falur namazin e bajramit, i cili edhe shënon nisjen e kësaj feste.

Pas urimit për festën, në ligjërimet e tyre ata kërkojnë më shumë paqe dhe harmoni, virtyte të cilat janë mishëruar më së miri deri më tani.

Për nder të kësaj feste, kryetari i BFI-së, Shaqir Fetahu uroi të gjithë myslimanët.