BallinaMaqedoni

Mexhiti: Sot është një ditë e rëndësishme për komunat dhe për të gjithë vendin

Po përforcojmë komunat që qytetarët të kenë një standard më të mirë jetësor!

Sot është një ditë e rëndësishme për komunat dhe për të gjithë vendin. Për herë të parë si qeveri, nënshkruam kontratat me komunat për mbështetjen e 271 projekteve të pushtetit lokal, një pjesë e madhe e të cilave vijnë nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.

Këto kontrata janë pjesë e projektit për ndarjen e 1 miliardë eurove për mandatin katërvjeçar, me qëllim realizimin e projekteve konkrete për komunat. Asnjë komunë nuk është lënë anash, pavarësisht se cila parti e udhëheq, mbështetjen e japim sipas numrit të banorëve.

Këtë vit, pasi kishim vetëm 6 muaj në dispozicion, miratuam 60 milionë euro për të mbështetur 271 projekte. Deri në fund të vitit do të rrumbullakojmë shumën në 100 milionë euro, me çka do të mbështeten afro 300 projekte konkrete që rrisin standardin jetësor të qytetarëve.

Ky është ndryshim i vërtetë. Mbështetja jonë nuk është thjesht shprehje e vlerave evropiane, por një angazhim konkret për t’iu afruar standardeve europiane. Investojmë në rregullimin e infrastrukturës nëntokësore, në shkolla, çerdhe, turizëm dhe segmente të tjera që do të sjellin përfitime reale për qytetarët brenda muajit në terren në të gjithë Maqedoninë.

Komunave u duhet decentralizim, dhe ne po e bëjmë të mundur këtë.