Sondazhi i Komisionit Europian: Tirana dhe Shkupi ndër qytetet më të këqija për të jetuar
Komisioni Evropian ka publikuar të dhënat dhe mbledhjen e përgjigjeve të marra nga qytetarët për kushtet e jetesës në çdo kryeqytet evropian. Pyetjet që u janë drejtuar qytetarëve janë nga më të ndryshmet, por disa kryesore ishin:
Cili qytet në Evropë është më i pastër apo më i sigurt?
Në cilin qytet është i lehtë për të gjetur një punë apo një shtëpi të përballueshme?
Cili qytet ka transportin më të mirë publik ose cilësinë e ajrit?
Sipas raportit nga 83 qytete në të gjithë Evropën ku janë bërë sondazhe, Tirana dhe Shkupi rezultojnë të jenë nga qytetet me cilësi më të keqe të jetës. Raporti i publikuar nga KE-ja ofron një pasqyrë të jetës në Tiranë, Shkup, Podgoricë, Stamboll që nga zhurmat, transporti publik, ndotja e ajrit, mundësia për të blerë një shtëpi si dhe siguria.
Dhe sipas rezultateve të nxjerrja në raport, shihet se qytetarët e Tiranës janë shumë të pakënaqur me jetesën si dhe me (pa) mundësitë që të ofron ky qytet. Për transportin publik, sipas sondazhit, 53% e të pyeturve nga qytetarët e Shqipërisë janë shumë të pakënaqur.
Siç dhe shihet në tabelën e mëposhtme, Komisioni Evropian ka bërë publike, 10 qytetet më të mirë për të jetuar dhe 10 qytetet më të këqinj për të jetuar, sipas sondazhit. Tirana, Shkupi, Beogradi, Podgorica bëjnë pjesë në dhjetëshen e qyteteve më të këqija për të jetuar. Tirana bën pjesë në vendin e katërt pas Palermos, Athinës dhe Stambollit për nga pakënqësia e banorëve, ndërkohë që e ndjekur më pas nga Napoli, Beogradi, Roma, Shkupi, Podgorica.