Maqedoni

Solemnitet me rastin e ndarjes së Kartave të Republikës së Maqedonisë së Veriut

Presidenti Stevo Pendarovski sot në ceremoni solemne në Kabinetin e tij do ta ndajë mirënjohjen “Karta e Republikës së Maqedonisë së Veriut” për tre organizata dhe katër personalitete të cilët me punën dhe përkushtimin e tyre dhanë kontribut të madh për socializim dhe realizim të të drejtave të njeriut dhe lirive të personave me hendikep, për ndihmë dhe mbështetje për të pamundurit dhe të shtypurit, për kujdes dhe edukim të fëmijëve, për ngritje të vetëdijes për kancerin, për avancim të barazisë gjinore, për përmirësim të marrëdhënieve ndëretnike, si dhe për afirmim të vendit tonë në novel ndërkombëtar.

Mirënjohja “Karta e Republikës së Maqedonisë së Veriut” do t’i ndahet “SOS Fshatit të Fëmijëve”, Qendrës për bashkëpunim ballkanik “LOJA”, Lëvizjes kundër hendikepit “Polio Plus”, Biba Dodevës, Lençe Zdravkinit, Savka Todorovskës dhe Risto Donevit.