Zgjedhje Lokale 2021

Smilevski premton: Deri në janar do të fillojë ndërtimi i shkollës në Vizbeg, përfundon për dy vjet

Kryetari aktual i cili po garon edhe për një mandat për të parin e Butelit, Velimir Smilevski nga LSDM-ja ka dhënë premtim të ri për shkollën fillore në Vizbeg.

Në debatin parazgjedhor që po zhvillohet në TV21, ai premtoi se deri në fillim të vitit (2022) do të fillojë ndërtimi i shkollës, ndërkaq përfundimi sipas tenderit pritet të përfundojë për 2 vjet.

“Problemi mbeti në procedurë. Me dhënien e parcelave ka procedurë që duhet të përfundojë. Obligimi i Komunës ishte që të sjellë ujë dhe kanalizim e kemi përfunduar. Mbeti procedura në dokumente”, tha Smilevski.

“Shpresoj se deri në vitin e ri do të fillojë ndërtimi i shkollës. 2 vjet. Paratë janë siguruar nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës”, shtoi ai.