Skandal në Shkup: Biznesmeni ka falsifikuar nënshkrimin e ambasadorit italian, për të shitur një pronë (Emri)
Një biznesmen maqedonas, i cili merret me ndërtimtrai, me një dokument të përgatitur ilegalisht dhe me vulë të një ambasade të huaj në Shkup, ka dashur të shesë një pronë luksoze në Vodno, e cila përdoret nga një mision i huaj diplomatik, mëson ekskluzivisht NetPress.
Sipas dokumenteve të siguruara nga NetPress, personi Aleksandar Ivanovski me një dokument të përpiluar në mënyrë të kundërligjshme të nënshkruar dhe vulosur nga Ambasada Italiane në Shkup, më 7 gusht të këtij viti dyshohet se ka marrë autorizim për shitjen e parcelës dhe një objekti në lagjen elitare “Vodno”, ku ndodhet rezidenca e ambasadorit italian në Maqedoni, transmeton portali Lideri.mk.
Ambasada italiane ka arritur të sigurojë me kohë këtë dokument të falsifikuar dhe ka dërguar një notë verbale në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Maqedonisë më 5 dhjetor të këtij viti. Në një notë diplomatike, ambasadori italian bën me dije se “ky dokument është përgatitur në mënyrë të paligjshme”./Lideri