S’ka zgjedhje të parakohshme, Kovaçevski: Zgjedhjet e rregullta në vitin 2024
Kovaçevski edhe njëherë ri-konfirmoi qëndrimin e tij dhe të LSDM-së se zgjedhje të parakohshme nuk do të ketë, por do të mbahen zgjedhjet e rregullta në vitin 2024. Sipas tij edhe në këto zgjedhje pritet të fitoj partia e tij e cila do të vazhdoj rrugën evropiane të vendit.
“Zgjedhje do të ketë në vitin 2024, fillimisht zgjedhje presidenciale dhe më pas zgjedhje parlamentare. Edhe vetë anketa ju tregon se qytetarët janë përcaktuar për ardhmëri evropiane të vendit. Në vitin 2024 do të kemi president të shtetit i cili është për anëtarësim të vendit në BE, a të tillë mund ta propozojmë vetëm ne nga LSDM bashkë me partnerët e koalicionit. Gjithashtu do të kemi qeveri në 2024 e cila do të udhëhiqet nga LSDM-ja dhe partnerët e koalicionit të cilët mbështesin rrugën evropiane të Republikës së Maqedonisë së Veriut”, deklaroi Dimitar Kovaçevski, kryeministër. /Alsat.mk