Sistemi komunist kurrë nuk u largua nga Maqedonia, kam shpresë se kjo qeveri do e largon!
Shkruan: Ejup Berisha, Politolog
Në vitin 1991 në Republikën e Maqedonisë si Republikë e deriatëhershme që funkciononte në kuadër të RSFJ-se u shpall Kushtetuta e re. Kjo ngjarje atëkohë u interpretua si shpallje e pavarsisë së saj nga Fedrata Socialiste e Jugosllavisë. Pavaresinë e RM-së nga një manifestim të aktivistëve të LKM-së në sheshin e Shkupit në vitin 1991 e kumtuan ish udhëheqësit komunist si : I ndjeri Kiro Gligorov, i ndjeri Stojan Andov dhe Petar Goshev. Kjo ngjarje duheshte ti hapte rruge eliminimit të sistemit politik monist dhe instalimit të atij pluralist. Edhe pse erdhi koha që të bëhej ndryshimi faktik në realitet ai si duket në të shumtën e rasteve u bë vetëmse formalisht, ndërsa në fakt prej atëher e deri para dy muajve në të shumtën e rasteve kishim zbatim të autokracisë apo tē monizmit. Nëse analizohen ngjarjet rreth organizimit të jetës së brendshme politike të qytetareve të RM-se si duket atëkohe Partia Komuniste në mënyrë taktike u nda në disa frakcione me qëllim që të krijohet pershtypja se këtu në RM ja filloi të funkcionon pluralizmi politik. Njëri prej frakcioneve të atëhershëm të LKM-së në vitin 1990 vendosi që ta formon subjektin politik që më vonë do të quhet Partia e Prosperitetit Demokratik-PPD. Ky subjekt politik në vitin 1992 morri pjesë në zgjedhjet paralamentare dhe fitoi një numer të konsiderueshem të deputetëve meqrast i njejti u bë pjesë e koalicionit të atëhershëm qeverisës i udhëhequr nga Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë LSDM. Pas gjashtë vitesh të qëndrimit në pushtet të PPD-së nga viti 1992 ne vitin 1998 shqiptarët e RMV-së vendosën që ta largojnë këtë parti politike nga pushteti. Atë kohë PDSH- ja PPD-së nga radhët e saj ia morri tre deputet dhe ky subjekt politik u bë opozite. Ky veprim i PDSH-së edhe pse në parim i papranueshëm më vone u kuptua se ishte në rregull, shumë i drejte dhe tejet i qëlluar. Atëkohe shqiptarët e RM-së u çliruan prej qeverisjes së keqe gjashtë vjeqare të PPD-së. Por për katër vite PPD epizodi 2 apo më saktë në vitin 2002 tanimë me paketim të ri në skenën politike shqiptare kjo Parti politike u rikthye me emrin e ri si Bashkimi Demokratik për Integrim BDI. Udhëheqesit e këtij subjekti të ri të vjetër politik si duket rierdhën në politikë me mision hakmarrës ndaj shqiptarëve dhe atë për dy gjëra: 1. Për ti ndëshkuar shqiptarët pse e hoqën qafesh atë prej pushteti në vitin 1998, si dhe 2. Për ti ndëshkuar shqiptarët që ishin kundër komunizmit në funvitet 80 dhe në fillimvitet 90.Ky ishte misioni dhe qëllimet e rikthimit të PPD-2 apo të BDI-së në skenën politike të vendit. Gjatë qëndrimit më shumë se dy dekadësh të udhëheqësve politik të BDI-së apo të PPD-2 në skenën politike qëndrore dhe lokale shqiptarët e këtushëm ishin të diskriminuar, të persekutuar si dhe ishin viktima të hakmarrjes së pamëshirshme dhe të paskrupullt politike të përfaqsuesve të BDI-së apo të PPD-2. Pas 22 vitesh Vlen edhe njëher e rrezoi PPD-2-BDI-në nga pushteti dhe ky ishte gjithashtu një veprim shumë i mirë e i qëlluar i tyre. Dhe tani ku ta dimë ne se me çfar misioni dhe me çfar intenziteti të hakmarrjes ndaj shqiptarëve të RMV-së do të vepron BDI apo PPD-3 nëse sërish i njëjti subjekt politik rikthehet në pushtet.