Sistem ujitës në arat e familjes Ahmeti në Zajaz. Furnizohet nga lumi ku derdhen edhe ujëra të zeza
Në një lagje të Zajazit por ndërtohen sistem ujitës bujqësor. Do të jetë i gjatë 1300 metra për 100 hektarë tokë dhe kap vlerën 150 mijë euro. Ky investim bëhet vetëm për një lagje, e cila viteve të fundit ka filluar të mbjellë duhan, sepse tokat tjera bujqësore në këtë pjesë ku po ndërtohet sistemi ujitës nuk mbillen prej vitesh.
Gazetarja: Zotëri ka toka edhe në fshatin Kollarë dhe fshatrat tjerë pse u zgjodh pikërisht pjesa ku mbillet duhan nga familja Ahmeti?
“Këto projekte unë u kam gjetur këtu dhe këto duhet të përfundohen të filluara më herët, të kompletohet një projekt i tillë duhet vite të tëra deri në marrjen e lejes”, tha Hysni Jakupi, drejtor i Fondit për Ekonominë e Ujërave.
Kësaj pyetje i doli zot Sekretari i Ministrisë së Bujqësisë Rexhail Ismaili.
“A do të ruani edhe ndonjë pyetje për sekretarin shtetëror sepse këto janë domeni im, drejtori jep vlerësim për çështjen e ujit:, tha Rexhail Ismaili, sekretar i Ministrisë së Bujqësisë.
Pas përfundimit të konferencës për media, për lokacionin e sistemit ujitës reagoi bujku Vedat Ahmeti, që është vëllai i kreut të BDI-së, Ali Ahmeti.
“Do të lidhem pse filloi prej te Ali Ahmeti ky ndërtim dhe thanë se këtu mbillet duhan, kjo është një kërkesë që e kemi bërë para 15 viteve e ka vazhduar Fuzi, para 6 viteve kemi qenë bashkë edhe në Shkup kur është bërë promovimi i këtyre kanaleve nuk ka qenë në projekt të vijë tek Ali Ahmeti”, tha bujku Vedat Ahmeti.
Kujtojmë se fshatrat e komunës së Krushevës dhe Prilepit jetojnë nga bujqësia, por nuk kanë sistem ujitjeje edhe pse e kërkojnë prej vitesh.
Gazetarja: Zotëri a i keni vizituar fshatrat shqiptarë të Krushevës? Nerova dhe disa të tjerë të cilët merren konkretisht me bujqësi por nuk kanë as sistem ujitjeje dhe asnjë kusht për. I kam vizitua vitin e kaluar dhe hasnin në probleme sidomos bujqit, prandaj e bëra pyetjen kush e kërkoi këtë këtu, kur ka vende bujqësore që u duhet sistemi ujitjes sepse jetojnë nga ajo?
“Jam hartuesi i parë i programit të parë të bujqësisë nga BDI bashkë me Besir Jasharin, Nefruz Çelikun dhe disa të tjerë nga viti 2003 dhe gjithmonë kemi punuar për projektet në vendbanimet shqiptare dhe për lokalitetin që e ceke kemi bërë një studim fizibiliti”, tha Ismaili.
Një problem tjetër është se ky sistem do të furnizohet me ujë nga lumi i Zajazit, ku derdhen edhe ujëra të zeza.
Gazetarja: Në lumin e Zajazit derdhen ujërat e zeza, a përbën problem kjo për tokat bujqësore?
“Sigurisht që është problem, nëse është ashtu por kapjet do të jenë ku nuk janë ujërat e zeza”, tha Jakupi.
Në fshatin Zajaz ka shumë blegtorë të cilët hasin në problem dhe vështirësi më të mëdha sesa sistemi i ujitjes prej 1300 metrave. Ata shprehën shqetësime e tyre para këtij delegacioni.
“Ne blegtorët jemi në vështirësi të mëdha dhe ministria na i shkurton 400 denarë për kokë qengji, në vitin 2021 na i kanë humbur, çdo blegtor çdo firmë ndihmohej ne…” tha blegtori Naser Ahmeti./TV21