Sindikata pezullon protestën që ishte planifikuar për nesër
Kryetari i Sindikatës për Arsim, Shkencë dhe Kulturë, Jakim Nedelkov, ka paralajmëruar pezullimin e protestës që ishte planifikuar për nesër para objektit të Ministrisë së Kulturës. Sindikata vendosi t’i beson Qeverisë.
“Këshilli i SASHK-ut në Seancën e jashtëzakonshme, me shumicën e votave, vendosi që Vendimi për Protesta para Ministrisë për Kulturës të PEZULLOHET”, sqaroi kryetari Nedelkov.
Ata paralajmëruan që protesta dhe greva do të vazhdojë më 26 prill, në rast se nuk realizohen kërkesa e tyre.
“Në bazë të informacioneve nga funksionarët e lartë të Qeverisë, se rrogat në fushën e kulturës do të rriten për 12 përqind, të cilat do të paguhen më 22 prill, Këshilli i SASHK-ut konstatoi se është plotësuar Kërkesa e SASHK-ut”, deklaroi Nedelkov.
Më 19 prill, të njëjtën gjë e kishte premtuar përmes një statusi ministrja e kulturës, Bisera Kostandinovska Stojçevska, por kryesindikalisti Jakim Nedelkov kishte vendosur që mos t’i beson, duke theksuar që protesta e 22 prillit që ishte paralajmëruar më 18 prill, nuk do të anulohet.
Mbi 3,000 punonjës të institucioneve kulturore nuk kanë marrë rroga në muajin mars, pas disa ditëve do të ngelin edhe pa sigurim shëndetësor. Ata paralajmërojnë se nga e premtja (19.04) do të fillojnë me protesta që do të zgjasin deri sa nuk marrin rroga në përputhje me Kontratën e përgjithshme kolektive.