Sindikata: Opozita aktuale të mos ngjitet pas protestave tona, kishin 7 vite në disponim nuk bënë asgjë
Sindikata e të punësuarëve në Administratë, Organet Gjyqësore dhe në Shoqata, i tha Qeverisë se përpjekjet për të vërtetuar se ka politikë në protesta janë të kota.
“Nuk është rastësi që jemi përballë Ministrisë së Kulturës në ditën e dytë të protestave. Në vitin 2023, të njëjtët punonjës protestuan para Qeverisë së Republikës së Maqedonisë për 21 ditë rresht me të njëjtat kërkesa si sot, nënshkrimin e Marrëveshjes Kolektive dhe rritjen e pagave të punëtorëve”, thonë nga sindikata.
Ata thonë se kërkesat e tyre kanë qenë të njëjta prej vitesh. Poashtu i bënë thirrje opozitës që të mos “ngjitet” pas protestave të tyre.
“Dëshiroj t’i kërkoj opozitës aktuale që të mos ngjitet pas protestave të punonjësve sepse kishin 7 vite kohë për ta zgjidhur këtë problem, por në vend të zgjidhjes bënë gjithçka për të ndaluar marrëveshjet kolektive dhe madje ishin qeveria e parë që anuloi Kontrata Kolektive. Dhe më lejoni ta korrigjoj deklaratën e djeshme të Qeverisë sepse qartësisht e ngatërroi Sindikatën tonë me ndonjë Sindikatë tjetër.
Si përkujtim, Sindikata e UPOZ-it vetëm në vitin 2022, 2023 dhe 2024 ka organizuar tri greva, së paku 20 protesta, nga të cilat në protestën e dhjetorit 2023, mbi 5000 punonjës të administratës dhe gjyqësorit dolën në rrugë dhe kërkuan bukën e gojës. paga. “Kërkesat mbeten të njëjta dhe apelojmë tek Qeveria dhe ministritë përkatëse që sa më shpejt të fillojnë negociatat dhe të gjendet një zgjidhje e pranueshme reciproke për këtë problem”, kanë thënë nga kjo Sindikatë./Lideri.mk