Sindikata kërkon shkarkimin e drejtorit të ISHA-së
Drejtori ekzekutiv i Inspektoratit të Arsimit, Halit Ferati, nuk është i përshtatshëm për pozitën që e mban, sepse nuk ka punuar asnjë ditë në arsim akuzuan nga Sindikata e Pavarur e Inspektoratit Arsimor.
Nga aty pyesin – si duhet të reagojnë ndaj drejtorëve të përkohshëm nëpër shkolla , gjegjësisht ushtrues detyre që vendosen në mënyrë të parregullt dhe për anomali të tjera nëse njeriu i parë i tyre nuk i plotëson kushtet.
Drejtori që vjen në Inspektoratin Shtetëror të Arsimit, nga ajo publikoi Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit vërejtëm që ai nuk është i përshtatshëm për ata punë që i kryen dhe se një pjesë të kritereve që duhet ti posedoj ai nuk i ka, gjegjësisht ato 5 vite përvojë që duhet ti ketë në arsim, ai nuk i ka.
Sindikata duhet të përfaqësojë një organizatë që mbron të drejtat e punëtorëve dhe jo të merret me çështje politike. Ky sindikat nuk është reprezentativ, thotë ushtruesi i detyrës – Drejtor në Inspektoratin Shtetëror të Arsimit.
“Lidhur me reagimin e Sindikatës së Pavarur të Inspektoratit të Arsimit me seli në Sopishtë, se nuk jam person i përshtatshëm për drejtor të ISHA-së, ju njoftoj se bëhet fjalë për ushtrues detyre, i emëruar nga Qeveria e RMV-së dhe jo pozitë e zgjedhur me shpallje publike,” – thuhet në reagimin me shkrim të Halit Feratov, UD Drejtor i Inspektoratit të Arsimit, transmeton TVM2.
Ndryshe, Ferati është politolog I diplomuar dhe punonjës social dhe magjistër në fushën e administratës publike.