Maqedoni

Sindikata kërkon masa për mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të punëtorëve për shkak të valës së nxehtë

Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë kërkon që Qeveria të miratojë masa për mbrojtjen e jetë dhe shëndetit të punëtorëve dhe qytetarëve sepse, siç thonë, sipas paralajmërimit të Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike (DPHM) sot dhe në ditët në vijim moti do të jetë shumë i nxehtë me temperatura mbi mesataren për këtë periudhë të vitit, ndërsa temperatura maksimale do të mbërrijë deri 40 gradë.

Në kumtesën e Lidhjes shtohet se në drejtim të përballjes me temperatura e larta të paralajmëruara, LSM kërkon nga punëdhënësit t’i respektojnë masat për siguri dhe shëndet gjatë punës, ta ulin dhe përjashtojnë punën në ambient të hapur për punëtorët në pjesët më të nxehta të ditës, si dhe t’i sigurojnë të gjitha mjetet dhe masat për mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të punëtorëve në këto kushte.

Theksojnë se është me rëndësi të veçantë të përcaktohen masat përkatëse për mbrojtjen e shëndetit dhe jetës së të rriturve, të sëmurëve kronikë dhe punëtoret shtatzëna, ndërsa nëse kjo e drejtë nuk respektohet u bëjnë thirrje punëtorëve të raportojnë te përfaqësuesi i tyre i sindikatës, përfaqësuesi i punëtorëve për SSHP dhe Inspektorati Shtetëror i Punës. /MIA.MK/