Sindikata kërkon dënime më të larta për sulmuesit e policisë
Sindikata e Policisë u ka dorëzuar kërkesë të gjithë grupeve parlamentare në Kuvend, për rritjen e dënimeve ndaj atyre që sulmojnë policët zyrtarë. Sindikata informon se ata kanë propozuar ndërrim të neneve 382 dhe 383 prej Kodit Penal edhe atë të veprës penale “Parandalim dhe sulmë ndaj një zyrtari të autorizuar”.
SINDIKATA E POLICISË
“Me ndryshimet ligjore të propozuara në Kodin Penal, kërkojmë të korrigjohet padrejtësia që u është bërë punonjësve të policisë prej vitesh. Në dy-tre vitet e fundit, punonjësit e policisë kanë qenë shënjestër e sulmeve të përditshme, të cilat rezultojnë me sulme të shpeshta (të shtëna në drejtim të policëve. sulme në patrullat e trafikut, pengesa në kryerjen e detyrave zyrtare nga individë, etj. ) dhe shpesh e gjithë kjo pasi është përcjellë në Prokurorinë Publike kompetente, në të shumtën e rasteve sulmuesit përfundojnë në lirim ose me gjoba, sipas rregulloreve aktuale të Kodit Penal ekzistues”.
Me këto zgjidhje ekzistuese, nga Sindikata deklarojnë se punonjësit e policisë frenohen gjithnjë e më shumë nga kryerja e punës policore, duke e ditur paraprakisht se “nuk ia vlen” që në fund autori të lirohet me gjobë minimal. Nëse do të plotësohet kjo kërkesë e tyre, Sindikata e Policisë thekson se do të kontribuojë në dënimin më të madh të autorëve që sulmojnë policinë, mbrojtje më të madhe të punonjësve të policisë, gjë që do t’i fusë atyre vetë- besimi dhe motivim për kryerjen cilësore të punëve policore, pra dënimi ekzistues i parashikuar si gjobë, do të zëvendësohet me dënim me burg prej të paktën tre vjetësh. Ata propozojnë dënime më të mëdha dhe më të rrepta.
Sindikata gjithashtu infromojnë se do të vazhdojna m protesta deri në plotsimin e kërkesave të tyre. Protesta e radhës do të jetë më datë 11 të këtij muaji në qytetin e Strumicës.