Siljanovska: Takimi konstruktiv me Radevin, nxitje për rezultate pozitive!
Aksidenti tragjik dhe dy viktimat nga rrëzimi I avionit ushtarak bullgar, kanë ndikuar që Presidenti Bullgar Rumen Radev dhe bashkëshortja e tij të mos marrin pjesë në paraqitjen e Baletit dhe Operas Kombëtare në Operën e Sofjes – ka deklaruar Presidentja Gordana Siljanovska – Davkova pas takimit në Sofje me homologun e saj, Rumen Radev.
Por, Presidentja Siljanovska, beson se takimi I sotëm me Radevin do të sjellë rezultate pozitive.
GORDANA SILJANOVSKA – PRESIDENTE E RMV-së
“Kjo ditë sërish konfirmon se afërsia jonë nuk është e rastit. Fati na ka bashkuar këtu. Treguam se fjala është më e rëndësishme dhe kur ulemi bashkë, me vullnet të sinqertë, mund të bëjmë progrese të mëdha për gjetjen e zgjidhjeve të përbashkëta. Nuk jam këtu rastësisht, erdha të bisedojmë dhe pres që Presidenti Radev të vijë në Shkup. Jam e bindur se diskutimi ynë në atmosferë konstruktive do të sjellë rezultate pozitive”
Qeveria e Maqedonisë së Veriut ta braktis retorikën parazgjedhore dhe t`i kthehet realitetit që të vazhdojë dialogu Shkup – Sofje. Ishte ky mesazhi që para takimit të përbashkët me Siljanovskën e dërgoi Presidenti bullgar, Rumen Radev.
RUMEN RADEV – PRESIDENT I BULLGARISË
“Shumë mirë e dini se RMV-ja, veçanërisht Qeveria, ende nuk e ka braktisur retorikën parazgjedhore. Le të qetësohen epshet atje, le t`i kthehen realitetit. Është e qartë se raportet tona të mëtutjeshme do të vazhdojnë të ndërtohen në bazë të marrëveshjeve të arritura dhe konkluzioneve të Këshillit të BE-së. Ky është kriteri sipas të cilit ne do t`i vlerësojmë raportet tona të mëtutjeshme – Traktati i Miqësisë dhe konkluzionet e BE-së të vitit 2022, që të hapet rruga evropiane e fqiut tonë”
Bullgaria nuk do të rinegociojë për kushtet e marrëveshjes me RMV-në. Kjo deklaratë, sic transmeton Radioja Bullgare – BNR, vjen nga Kryeministri i Qeverisë teknike bullgare, Dimitar Glavçev.
Ai në emër të partisë “Ka një popull të tillë” insistojnë për reagim urgjent lidhur me kërkesat e reja të palës maqedonase, për të cilat vlerësojnë së janë në kundërshtim me propozimin francez.
DIMITAR GLAVÇEV – KRYEMINISTËR TEKNIK
“Nuk kemi për çka të negociojmë. Kemi pozitën e Bullgarisë. Qeveria e RMV-së thotë se nuk do të negociojnë me qeverinë kalimtare, por do të thoja se nuk duan të negociojnë me me për shkak se s`ka për çka të negociohet. Në Këshillin e fundit Evropian deklarova se RMV-ja nuk i respekton obligimet, kurse të njëjtën e tha edhe Kryeministri i Greqisë për Marrëveshjen e Prespës. Qëndrimi ynë është thënë në nivelin më të lartë, në Këshillin Evropian”
Ndryshe, sipas komunikatës së kabinetit të Presidentes Siljanovska, në takim me Radevin është biseduar për nevojën e zhvillimit të përshpejtuar të raporteve Shkup – Sofje, për tejkalimin e çështjeve të hapura midis dy vendeve, për rrjedhën e procesit aderues për anëtarësim në BE dhe shfrytëzimin e përvojave bullgare në këtë rrugë si dhe për mundësitë e nxitjes së bashkëpunimit dyplaësh në shumë fusha.