Siljanovska propozoi tribunal ndërkombëtar për luftën e vitit 2001?
Kandidatja për presidente nga koalicioni i VMRO-DPMNE-së, Gordana Siljanovska-Davkovka në tubimin e mbrëmjes së djeshme në Kumanovë foli për të drejtën ndërkombëtare, respektivisht tha se “disa vepra kundër njerëzimit nuk vjetërsohen kurrë”. Siljanovska në fjalimin e saj përmendi edhe luftën e vitit 2001.
“Vetëm të rikujtoj, edhe në vitin 2001 PDSH ishte në Qeveri, do të thotë unë nuk i kërcënohem akujt, vetëm përkujtoj që disa vepra, të ashtuquajturat vepra kundër njerëzimit asnjëherë nuk vjetërsohen”, tha Siljanovska./tv21.tv