June 26, 2024
Maqedoni

Siljanovska në shfaqjen e Operës dhe Baletit të Sofjes në Shkup: Duhet të jetojmë sot dhe të punojmë për të ardhmen

-Ne duhet të jetojmë sot dhe të punojmë për të ardhmen, kështu deklaroi presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova, para shfaqjes së Operës dhe Baletit të Sofjes sonte në Shkup.

Kjo është paraqitja e saj e parë në publik që kur u betua më 12 maj si presidente.

Siljanovska u takua me drejtorin e Operës dhe Baletit të Sofjes, Plamen Kartalov, dhe tregoi se është shumë e njohur me punën e tij dhe se ka ardhur për ta, si tha, admiruar premierën.

Kur u pyet nëse prania e saj ishte shenjë miqësie, Siljanovska u përgjigj:

“Po, ky është një hap. Unë besoj në diplomacinë kulturore dhe besoj se është më e fortë se diplomacia tradicionale. Prandaj erdha të shijoj operën sonte. E njoh edhe akademik Kartalovin, mendoj se është i jashtëzakonshëm. Unë mendoj se Plamen do të ndezë flakën kulturore këtu”, tha Siljanovska.

Një ekip prej mbi 130 solistësh, orkestra dhe baleti erdhën në Shkup dhe shkaktuan interesim të madh, të gjitha biletat u shitë.

Shfaqja u mbajt në Operën dhe Baletin Kombëtar, në kuadër të edicionit të 52-të të Mbrëmjeve Muzikore të Majit, që zhvillohet nga data 9 deri më 31 maj.