Siljanovska Davkova mer postin të dielën, betimin do e bëjë para përbërjes së vjetër të Kuvendit
Kandidatja për presidente nga radhët e VMRO-DPMNE-së, Gordana Siljanovska-Davkova e cila ka marrë mbështetjen më të madhe nga qytetarët, deklaroi se kjo, në radhë të parë nënkupton edhe përgjegjësi të madhe. Ajo komentoi dhe bojkotin duke e cilësuar atë si presion politik e partiak.
“Të bëni thirrje për bojkot, nënkupton presion politik e partiak. Por pavarësisht kësaj qytetarët dolën në votime dhe e dhanë votën e tyre për atë që deshën. Mua nuk më ndodhi që t’i bind qytetarët që të votojnë për mua, se jam më e mira, më e mençura, por e lash që qytetarët vet të vendosin”, tha Siljanovska-Davkova.
Sipas Kushtetutës, Davkova betimin si presidente dhe inaugurimi në post duhet të bëhet më së voni më 12 maj, kur skadon mandati i presidentit aktual, Stevo Pendarovski, transmeton Lideri.mk.
Kjo do të thotë se betimin Siljanovska Davkova do e japë më së voni deri të dielën, para përbërjes së vjetër të Kuvendit, sepse përbërja e re nuk mund të konstituohet deri atë ditë./Lideri