Siljanovska: Ambasadori Fërçkovski për votimin e Rezolutës për Srebrenicën duhej të konsultohej edhe me mua, jo vetëm me Osmanin
“Nuk jam konsultuar për votimin në OKB për Rezolutën për Srebrenicën”, thotë presidentja Gordana Siljanovska Davkova.
Sa i përket votimit për miratimin e Rezolutës për Srebrenicën, ku përfaqësuesit e 84 vendeve votuan për miratim, përfshirë Maqedoninë e Veriut, presidentja Siljanovska-Davkova theksoi se ambasadori në OKB është dashur të konsultohet me te, dhe jo vetëm me ministrin e Jashtëm, Bujar Osmani.
“Në politikën ndërkombëtare ka një kompetencë të përbashkët mes Ministrit të Jashtëm dhe Presidentit të Shtetit”, tha presidentja Siljanovska.
Ndryshe, presidenti serb Aleksandar Vuçiq është i zhgënjyer me mënyrën se si ka votuar Maqedonia e Veriut, pasi siç tha ai ka investuar shumë në përmirësimin e marrëdhënieve me maqedonasit. Rezoluta shpalli gjenocidin serb dhe krimet serbe në Srebrenicë.(INA)